Hoti: Pushteti 4 vjet la vendin pa sigurime shëndetësore, për një ditë miratoi ligjin identik me atë ekzistues
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Hoti ka thënë se partia në pushtet u kujtua të miratonte këtë ligj vetëm në fund të mandatit.
‘‘Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore. Në fund të mandatit, brenda një dite, miratuan ligjin për sigurimet shëndetësore në të dy shqyrtimet, i cili është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen’’, ka shkruar Hoti./21Media