Horror në Fushë Krujë, 42-vjeçarja lind foshnjen në shtëpi dhe e hedh në lumë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Fushë Krujë këtë të hënë. Leta K. 42 vjeçe, lindi foshnjen në kushte shtëpie dhe e hodhi në lumin e Tapizës. Ajo u arrestua nga policia ndërkohë që akuzohet për vrasjen e foshnjes së saj.

Gruaja është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Mësohet se askush nuk e ka ditur që gruaja është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve.

Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne.

Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet Horror në Fushë Krujë, 42-vjeçarja lind foshnjen në shtëpi dhe e hedh në lumë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>