Homoseksualizmi si agjendë politike

Po jetojmë në një shoqëri ku grupe të caktuara që vuajnë nga kriza e identitetit dhe komplekse të pa shëruara, duan me çdo kusht të bien në qendër të vëmendjes. Ndër to, homoseksualistët, që dikur mbanin parada atipike në sheshin e kryeqytetit. Kështu është prodhuar diskursi dhe vëmendja publike për homoseksualitetin si orientim seksual dhe jo si sjellje seksuale.

Homoseksualiteti duhet të respektohet si intimitet i njerëzve derisa ai mbetet si i tillë në sferën private sepse duhet të jetojmë me parimin e të drejtës individuale. Pra, është parim në demokraci.

Në pikëpamje shkencore unë nuk besoj dhe nuk di se ekziston ndonjë gjen gay, me aq sa kam lexuar referenca të gjenetistëve. Edhe pse ky debat mund të mos përfundojë asnjëherë me konstatime absolute.

Por aktivistët gay, me qëllim të pranushmërisë publike, duke përdorur viktimizimin, fokusohen më shumë në “shkakun biologjik”, duke injoruar atë shoqëror.

Problemi nuk vjen nga homoseksualët, por nga homoseksualistët, të cilët e kanë shndërruar dhe promovuar atë si fenomen politik – homoseksualizëm përmes paradave dhe aktiviteteve të tjera publike.

Parada e homoseksualistëve është vetëm një mjet propagandistik dhe ideologjik. Ata i keqpërdorin edhe simbolet dhe vlerat kombëtare, përmes fotografive dhe pankartave, për të krijuar narracionet e tyre të cilat ua shpërlajnë trurin dhe u krijojnë iluzione të rinjve. Tendencën në rritje të adoleshentëve për ”t’u solidarizuar” me homoseksualistët e shoh si ikje nga realiteti.

Por pse kritika sociologjike duhet të shpallet homofobi apo mentalitet primitiv? Ajo nuk përmban dhunë, linçim dhe fyerje. Pra, është thjesht debat.

Pse duhet të kenë pranushmëri publike të imponuar? Pse duan senzacion? Në anën tjetër, gjykimi i tyre ndaj kritikëve të homoseksualistëve si sëmundje homofobike është barazim artificial dhe absurditet logjik, është teknikë për shpërlarjen e trurit në opinionin publik të atyre që verbërisht besojnë në sllogane dhe në maksimalizimin e lirisë individuale pa konceptin e përgjegjësisë dhe pa ato që ata i quajnë si “iluzione”: Zoti, ndërgjegjja, familja, komuniteti, nataliteti, solidariteti, përgjegjshmëria, morali, etj.

Ata nuk mund ta kuptojnë pse njeriu e ruan intimitetin, pse ka ndjenja personale, pse ka ndërgjegje, pse ka racionalitet, pse e ruan dhe e kultivon me fanatizëm institucionin e familjes. Në pikëpamje të autorëve që kanë trajtuar këtë fenomen, homoseksualistët më shumë e duan sendëzimin e njeriut, kur ai bëhet objekt apo send që shfaq komplet qenien e brendshme intime dhe më nuk funksionon si qenie shoqërore, por si qenie të përbashkëta sepse asgjë nuk mbetet ekskluzive, në arsyetimin edhe të shijes subjektive ku çdokush bën çfarë të dojë dhe gjthçka bëhet e të gjithëve.

Kështu, me këtë lloj feminizmi radikal, ata abuzojnë me barazinë dhe e shfaqin krizën e brendshme të thellë të sistemit të vlerave të cilin e kanë ç’ekuilibruar.

Mirë, po heshtim! Nuk po i kritikojmë homoseksualistët! Ata prapë do të kërkojnë më shumë, të jenë në qendër të vëmendjes, të faktorizohen, të çojnë përpara agjendën e tyre problematike, të provokojnë. Nuk u mjafton rregullimi i lejimit të martesës me Kodin Civil. Agjenda dhe propaganda e tyre, viktimizimi, nuk është për shkak se shoqëria nuk po u jep atë që u takon (homoseksualitetin si intimitet i sferës private që duhet respektuar), por se shoqëria nuk po i lejon të bëjë çfarë të dojë (homoseksualizmin – si fenomen politik në sferën publike që s’duhet toleruar).

Ky artikull është pjesë e librit ”SHOQËRI PA KULTURË”, të sociologut Labinot Kunushevci.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!