“Hiqni barrikadat për 24 orë ose Kurti do t’i largojë”

Siç mësohet jozyrtarisht, ambasadorët e QUINT-it i kanë dërguar ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmjen e sotme. Ata pretendohet se kërkojnë heqjen e barrikadave brenda 24 orëve.

Ndryshe, thonë ata, nuk e pengojnë Kurtin të bëjë atë që ka.

Këtë informacion e ka komentuar kryeredaktori i Informer, Dragan J. Vuçiqeviq, i ftuar në emisionin special të TV Pink.

“Ky është informacion jozyrtar, i verifikuar nga disa burime, vetëm sot në mbrëmje, rreth gjysmë ore më parë, ambasadorët e Quinta-s i kanë dërguar ultimatum të hapur presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që brenda 24 orëve t’i largojë barrikadat, në të kundërtën  nuk do e pengojnë Kurtin më zbatimin e ligjit”, tha Vuçiqeviq. /Kosovatimes/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!