Hiqen vizat për shqiptarët që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve. 

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë ndërmjet zëvendës ministrit të Jashtëm Besart Kadia dhe homologut të tij nga Azerbajxhani.

Nga Azerbajxhani, ku ndodhet si i ftuar nderi i presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, kryeministri Edi Rama, foli për projekte të përbashkëta në këtë fushë.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri.

Po ashtu Rama nënvizoi se është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës dhe se ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.

Lajmet Hiqen vizat për shqiptarët që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>