Himara nuk gjen qetësi, jep dorëheqje kryebashkiakja e komanduar pas dy muajsh në detyrë

Jep dorëheqjen nga detyra kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala. Ndërsa në një komunikim, Bala ka sqaruar se vendimin e ka marrë për arsye personale.

Tashmë pritet të mblidhet me urgjencë Këshilli Bashkiak i Himarës, i cili do të përzgjedhjë një tjetër kryetar të komanduar deri në caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme vendore në këtë bashki, pasi të dy kandidatët për kryetar në zgjedhjet e një viti më parë, si socialisti Jorgo Goro, ashtu edhe opozitari Fredi Beleri ndodhen prapa hekurave.

Mësohet se dy emrat e diskutuar për të marrë drejtimin e Himarës janë: Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Kujtojmë se Arqile Bollano ka pak ditë që është emëruar nënkryetar Bashkie.

Bala mori këtë post rreth dy muaj më parë, konkretisht më 29 mars. Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri përfunduan në burg.

Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Ndërsa, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë.

Lajmet Himara nuk gjen qetësi, jep dorëheqje kryebashkiakja e komanduar pas dy muajsh në detyrë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>