Himara drejt zgjedhjeve? Rama: Presim vendimin e Gjykatës së Apelit

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat me gazetarët në Shkodër, foli lidhur me bashkinë e Himarës dhe kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të reja në Himarë, pas dënimit të Belerit, Rama tha se për këtë gjë duhet të presim vendimin e Apelit të GJKKO-së.

Ai theksoi se askush, as brenda vendit dhe as jashtë Shqipërisë nuk duhet që të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.

”Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare”, tha Rama.

Lajmet Himara drejt zgjedhjeve? Rama: Presim vendimin e Gjykatës së Apelit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>