Hill: Qeveria e Kosovës e ka shumicën e fajit që s’ka progres në dialog

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka shumicën e fajit që nuk ka pasur progres në dialog.

Në një intervistë për Radiotelevizionin serb të premten vonë, Hill u shpreh se Kosova duhej të bënte disa gjëra për mbrojtjen e komuniteteve, gjë që sipas tij, nuk i ka bërë.

“Kjo ka qenë sfidë e vërtetë. Kosova duhej të bënte disa gjëra, duke përfshirë mbrojtjen e komuniteteve të ndryshme, duke përfshirë popullatën serbe. Personalisht, progresi në Kosovë më duket shumë zhgënjyes”, ka thënë Hill kur u pyet se a ka dështuar SHBA-ja të sigurojë jetë dinjitoze për serbët në Kosovë.

“Shpresoj për më shumë përpjekje në dialog, veçanërisht në dialogun e Brukselit të udhëhequr nga evropianët. Shumë prej nesh janë të zhgënjyer nga mungesa e progresit, dhe për mendimin tim, shumica e fajit i takon Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar ai në intervistën lamtumirëse.

Pas inaugurimit të Donald Trumpi si president i 47-të i SHBA-së më 20 janar, Hillit i përfundon mandati si ambasador në Beograd. Ai e mori postin në marsin e vitit 2022. Herë pas here, ka qenë zë kritik për Kosovën.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker