Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

Hill kështu është përgjigjur kur është pyetur në mënyrë provokuese nga gazetari serb për qëndrimin e Uashingtonit ndaj UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Pyetja e gazetarit të televizionit publik serb RTS që kontrollohet nga Vuçiq.

“Një pyetje na shqetëson që nga viti 1999, në këtë rast që nga viti 1998. Si ndryshoi statusi i UÇK-së nga një organizatë terroriste, siç i ka etiketuar fillimisht Departamenti i Shtetit, në një partner të pranueshëm?”

Përgjigja e Hill:

– E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova. Kjo sepse…

Pyetja e gazetarit:

Po mendoni aktualisht?

Përgjigja e Hill:

– Për momentin po. Kjo tani është shumë e vërtetë. Pra, ju sigurisht e dini se ne punojmë çdo ditë me ushtrinë serbe. Ne kishim stërvitje, kishim një sërë gjërash me ushtrinë serbe.

Kështu që nuk jam i sigurt se mund ta pranoj premisën e pyetjes, sepse ne po bëjmë shumë më tepër së bashku tani sesa me UÇK-në apo çfarëdo që doli prej tyre.

Lajmet Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>