Hetimet për “sterilizimin”, Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK

Kjo e marë e ka gjetur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Beqaj ndodhet në prokurori i shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, për të dhënë sërish shpjegime për koncesionin e sterilizimit.

Në mesin e muajit nëntor të 2023, ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën “detyrim paraqitje”, për akuzën shpërdorim detyre, për sa i përket koncensionit për sterilizimin.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit të vitit që lamë pas, një hetim i regjistruar nga SPAK për dyshimet e korrupsionit dhe abuzimit me tendera, e çoi Byronë Kombëtare të Hetimit të kryejë kontrolle në banesën e ish-ministrit, disa farmaci dhe personave të lidhur me të.

Gjatë kontrolleve që nisën të enjten e 28 Dhjetorit dhe vijuan edhe të premten, u sekuestruan dokumente dhe pajisje elektronike.

Lajmet Hetimet për “sterilizimin”, Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>