Hetimet e “21 janarit”, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, ish-deputeti dhe ish-ministër i PS-së, Saimir Tahiri.

Ajo për të cilën mendohet se është thirrur ish-ligjvënësi socialist, mund të jetë hetimi i dosjes së demonstratës së dhunshme të 21 janarit të vitit 2011, të thirrur në atë kohë nga PS-ja në opozitë ku dhe mbetën 4 protestues të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Saimir Tahiri pritet të pyetet lidhur me masat organizative të demonstratës së 21 janarit 2011 përa Kryeministrisë.
Tahiri në atë periudhë ka qënë një nga tre personat kryesorë të organizimit të Demonstratës dhe të hetuar nga Prokuroria e Tiranës, së bashku me Tom Doshin dhe Besnik Baren, hetim i cili u pushua.

Thirrja e tij është bërë nga prokurori Alfred Shehu, në kuadër të veprimeve verifikuese për dosjen e “21 janarit”.
Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 4 persona si Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Ziver Veizaj dhe Aleks Nikaj, për të cilin nuk ka asnjë gardist të identifikuar nga policia dhe prokuroria shqiptare./oranews

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker