Hendbollistja mori propozim për martesë pas humbjes së ndeshjes

Pas humbjes së ekipit të hendbollit të femrave të Bosnjës dhe Hercegovinës ndaj Kosovës, në fushë ka pasur një fund të lumtur.
Pas përfundimit të ndeshjes, një prej hendbollisteve të Bosnjës, Damljani Bošnjak ka marrë propozim për martesë.
Në atë moment emocionues, atmosfera ndryshoi papritur. Edhe pse rezultati ishte zhgënjyes, Damljna në mënyrë euforike u përgjigj “po”.
Veçanërisht prekës ka qenë reagimi i të gjithë lojtarëve në fushë, nga të dyja skuadrat, të cilët kanë festuar në mënyrë të veçantë fejesën e tyre.