Hendboll/ Kosova zhvillon sot përballjen vendimtare me Ukrainën

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll do të zhvillojë sonte në mbrëmje ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian ‘Euro 2026”.

“Dardanët” e presin në Prishtinë Kombëtaren e Ukrainës, sfidë e cila nis nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Gjatë katër ditëve të fundit, djelmoshat e Kosovës janë stërvitur intenzivisht nën urdhrat e trajneri Bujar Qerimi i cili është optimistë për sukses në ballafaqim me ukrainasit.

Ai duke folur për KosovaPress shprehet i bindur se fitorja do të mbetet ën Prishtinë.

“Qëllimi ynë është fitorja. Pikën që e kemi fituar me Holandën është e vlefshme në rastin e fitores, po mendoj në bindjen e plotë që duhet ne të fitojmë sepse e meritojmë dhe kemi kualitetin, jo për diçka tjetër por kualiteti është dhe mundësitë. Rivaliteti përafërsisht jemi njëjtë, pa e nënçmuar Ukrainën sepse edhe ata kanë lojtarë jashtëzakonisht shumë të mirë por besoj që fitorja do të mbetet në Prishtinë”, ka thënë Qerimi.

Në grup me Kosovën është edhe Kombëtarja e Holandës, ndaj së cilës Kosova mori një pikë nga ballafaqimi me ta.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker