Hazrollaj sërish fiton çmimin ‘Ylli i javës’

Drilon Hazrollaj po vazhdon me formë të mirë në Superligë, kurse këtë xhiro ka qenë vendimtar në fitoren e Malishevës ndaj Gjilanit duke realizuar tre golat e fitores ndaj Gjilanit (2-3).

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Lulzim Berisha dhe Bujar Guta.

Ky është çmimi i tretë për Hazrollajn në këtë edicion dhe i dyti radhazi. Futbollisti i ri i Malishevës i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme u shfaq i lumtur për vlerësimin si më i miri i javës.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, ka thënë Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajmet Hazrollaj sërish fiton çmimin ‘Ylli i javës’ >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>