Haziri: Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, s’po mundet t’ia sigurojë ‘pasulin’ ushtrisë

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet.

Për këtë, Haziri fajtor e lë kryeministrin Albin Kurti.

“Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçk krejt tjetër. E ka krthyer krej prapë. Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh Haziri gjatë një konference për media.

“Ministri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, dhe mendoj se po bëhet goditje ndaj tij”, u shpreh Haziri sa i përket ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker