Haziri: Kurti nuk e ka problemin me emisarët për Asociacionin, por me popullin e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nën presionin ndërkombëtarë, e konsideron si “barrë” në ndërgjegjen e kryeministrit Albin Kurti.

Haziri ka thënë se Kurti, jo pa shkak, po e eviton formimin e Asociacionit, shkruan

Sipas Hazirit, po ta pranonte Asociacionin, kryeministri Kurti do binte ndesh me fjalët e veta sa ishte në opozitë.

“Tani ai nuk e ka problemin as me ndërmjetësin ndërkombëtar, as me emisarin Escobar, as me emisarët tjerë që shumë shtete kanë emëruar, por e ka me popullin e Kosovës sepse ka shkaktuar pritje tjetër në raport me “Zajednicën” siç e quan ai, dhe në këtë pikë Kurti kryeministër duhet ta kalojë Kurtin opozitar”, tha Haziri për Express.

Haziri mendon se, nga ajo që shpërfaqet prej përfaqësueve amerikanë, baza e dokumentit të Asociacionit nuk e cënon Kosovën.

“Tani, baza e dokumentit sipas përfaqësuesve amerikanë, që thirret me aneksin III të dokumentit të presidentit Ahtisaari, e që lidhet me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është dokument që nuk e cenon karakterin unitar të shtetit të Kosovës, por si detyrë z.Kurti i është shpërfaqur Kurti opozitar”, ka thënë Haziri.

Se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet e kishte thënë së fundmi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier ka theksuar se në këtë drejtim nuk ka opsion, pasi tha se Asociacioni është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, dhe ky qëndrim i ShBA’së nuk do ndryshojë.

“Mbetet një qëndrim i qartë politik i SHBA-së. Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe s’ka opsion. Është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme të cilën Kosova e ka marrë përsipër. Një marrëveshje ligjërisht e obligueshme që është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës. Shtetet nuk mund të vendosin se çfarë marrëveshje ligjërisht të obligueshme e implementojnë apo s’e implementojnë. Ato janë marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Kosova është një shtet që ndjek zbatimin e Ligjit”, tha ambasadori në një takim me gazetarë.

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill e ka përsëritur se për SHBA-në është e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të vihen në zbatim.

Hill tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një nga to. Ai potencoi se Ascoaicioni duhet të jetë në mënyrë të duhur i zbatuar.

“Marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen. Asociacioni është një nga to. Serbët duhet ta dinë se cila do të jetë e ardhmja e tyre, në çfarë kushte do të jetë e organizuar jeta e tyre. Kështu që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shumë i rëndësishëm dhe duhet të jetë në mënyrë të duhur i zbatuar. Për probleme të tilla zgjidhja duhet të gjendet përmes procesit politik.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!