Haziri kritika të ashpra Qeverisë: Gjilani 30 orë pa rrymë, kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët

Nënkryetari i LDK-së , Lutfi Haziri ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti. Ai ka thënë se qevria e tij e ka lënë Gjilanin 30 orë pa rrymë .
“Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë egjergji elektrike qe më shumë se 30 orë.Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë.Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh.”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Më tej ai ka komentuar edhe vizitën që zyrtarëve të qeverisë qendrore në Gjilan duke thënë se do të manifestojnë paknaqësitë.
“Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje.Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna. Qeveria qendrore sonte e viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”. Sigurisht, sot në këtë event, qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë PAakënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandati. Fundvit n’terr për Gjilanin, edhe një vit i humbur, madje mandat i humbur për komunën tonë! Ky nuk është fundvit i keq,por mandat i keq e deshpërim! Qytetarët dhe bashkëatdhetarët nuk ia patën për borxh mbylljen e vitit në këtë mënyrë denigruese.”, ka përfunduar Haziri./21Media