Haziri: Hovenier foli për Asociacionin për t’ia hequr popullit frikën që Kurti e mbolli

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se adresimi i ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, rreth Asociacionit, ka qenë mesazh për popullin e Kosovës, me qëllim të largimit të frikës nga “Zajednica” që Albin Kurti e ka mbjellë për vite si opozitar.

Haziri ka thënë se Kurit u bë kryeministër, por frikën që e ka mbjellë nuk ka arritur ta largojë, por përkundrazi e ka shtuar.

“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin ambasadori amerikan, shkëlqesia e tij, Hovennier. Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi!”, ka shkruar Haziri.

Lajmet Haziri: Hovenier foli për Asociacionin për t’ia hequr popullit frikën që Kurti e mbolli >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>