Haziri: Blinken s’erdhi në Kosovë për faj të Albin Kurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se në vend të Shqipërisë, sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken do ta vizitonte Kosovën, nëse Albin Kurti do ta mbante fjalën dhe do sillej sipas tij si burrështetas.

Haziri në Debat Plus, tha se JO-ja e Kurtit për dinarin bëri që Blinkeni ta vizitojë Shqipërinë e jo Kosovën.

Sipas tij pritjet kanë qenë që Blinken pas vizitës në Shkup ta vizitonte Prishtinës.

“Ka qenë vizitë e mirë, është anashkalu Prishtina, unë e di që ajo ka qenë e planifikuar në Prishtinë, me u pas mbajt fjala, me u pas sjellë si burrështetas. Në partneritet edhe kur thuhet JO arsyetohet jo-ja, pranohet. Jam dëshmitar, ka pas situata kur kemi thënë qëndrimi ynë është ky. Tash po mungon pramgatizmi, nganjëherë ka nevojë me u arsyetu qëllimi si një fëmije 7 vjet”, tha ai.

Sipas tij, Blinken nuk erdhi për faj të Kurtit, por edhe për fajin e presidentes Vjosa Osmani.

“Mbajtja e fjalës nga kryeministri dhe pjesëisht nga presidentja, do ta krijonte mundësinë që sekretari i shtetit ti jep dinamikë të re dialogut. Ai nuk vjen nëse ka ndalje apo regres. Po flasim për një ngërç të madh”, tha ai.

Lajmet Haziri: Blinken s’erdhi në Kosovë për faj të Albin Kurtit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>