Haxhiu takon ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin.

Haxhiu e Kelmendi folën për ligjin e ri për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje, mbrojtësit e viktimave, bashkëpunimin me IML-së dhe Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe Forenzikën Psikiatrike.

“Po ashtu, u diskutua edhe për ndërmjetësimin, nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në raport me numrin e gjyqtarëve, objektet e prokurorisë në Mitrovicë dhe Prizren si dhe çështje të tjera më rëndësi të bashkëpunimit ndër-institucional”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, bëhet e ditur se Haxhiu e Kelmendi ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në kuptimin e adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.

Lajmet Haxhiu takon ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>