Haxhiu takohet me kryetarin e Vushtrrisë, flasin për mundësitë e dhënies të disa pronave të Ministrisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e dhënies në shfrytëzim të disa pronave të Ministrisë së Drejtësisë për komunën e Vushtrrisë.

Sipas ministrisë, ky shfrytëzim i pronave është për nevojat e qytetarëve të kësaj komune, gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve lokale.

“Në këtë takim diskutuan për mundësitë e dhënies në shfrytëzim të disa pronave të Ministrisë së Drejtësisë, në komunën e Vushtrrisë, për nevojat e qytetarëve të tyre, dhe gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve lokale dhe qendrore në adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, me theks mbulimin e shpenzimeve për pagesën e qirave për viktimat e dhunës në familje dhe pagesën e kopshtit për fëmijë si rekomandime që dalin nga Strategjia për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Lajmet Haxhiu takohet me kryetarin e Vushtrrisë, flasin për mundësitë e dhënies të disa pronave të Ministrisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>