Haxhiu për përvjetorët e martirëve të luftës: Do t’i nderojmë përherë

Ministria e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu, ka kujtuar javën që po lëmë pas ku u përkujtuan qindra martirë të rënë në masakrat e kryera në pranverën e vitit 1999 nga forcat serbe.

“Në Goden të Gjakovës, në Fortesë, në Celinë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Suharekë, në Dardani të Pejës, në Izbicë të Skenderajt, në Podujevë, gjithandej trevave të Kosovës, zjarri i kriminelëve serb po përvlonte popullësinë civile të pafajshme, foshnje e pleq, fëmijë, vajza e djem të rinj, gra e burra, pa dallim, të gjithë me të vetmin qëllim, shfarosjen e popullit shqiptarë”, thuhet në postimin e MD-së.

Më tej thuhet se do të vazhdojmë t’i kujtojmë dhe nderojmë përherë sepse sipas tyre, këtë e kemi detyrë të përjetshme, për hirë të historisë dhe për hirë të së ardhmes.

“Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të Kosovës!”, shkruhet mes të tjerash në postim.

Lajmet Haxhiu për përvjetorët e martirëve të luftës: Do t’i nderojmë përherë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>