Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi dhe jo vetëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për cilësimet që ditë më parë i ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese, numri dy i Qeverisë, Besnik Bislimi, duke e cilësuar si institucion “jo kredibil dhe jo kompetent”.

Haxhiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese është fakt që po e pengon jetësimin e reformave, jo vetëm në Drejtësi por edhe në fushat e tjera. Ministrja ka kritikuar Kushtetuesen për vonesa në trajtimin e kërkesave, vonesa këto që Haxhiu thotë se po bëhen në kundërshtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, shkruan Gazeta Express.

“Mendoj që është fakt që një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave, jo vetëm në Drejtësi, por edhe në fushat tjera, është Gjykata Kushtetuese. Pse po e them këtë. Sepse opozita po e konsideron si shpëtim. Në mënyrë që të mos jetësohen reformat qoftë në drejtësi, qoftë në aspektin ekonomik-financiar, mirëpo edhe ato në administratën publike. Fakti që Ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë që Gjykata Kushtetuese për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, duhet të trajtohen brenda 2 muajve, dhe nga ana tjetër në presim deri në një vit për një aktgjykim, kjo sigurisht përbën problem, sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që ne mund ti përfundonim para një viti, sepse Gjykata Kushtetuese s’i ka trajtuar me prioritet, ne jemi të detyruar të presim e të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, një aktgjykim”, ka thënë Haxhiu.

“Unë kam folur shumë për Kushtetuesen. Prandaj s’kam çfarë të shtoj dhe nuk mendoj që duhet ta marrim dikë me të mirë për të na nxjerrë një vendim të mirë. Prandaj s’është qasje e duhur që ta marrim dikë me të mirë sepse na duhet një vendim i mirë”, ka shtuar tutje.

Lajmet Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi dhe jo vetëm >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>