Haxhiu dhe Mushkolaj debatojnë ashpër për çështjen e largimit të barrikadave në veri

Debat i ashpër mes Haxhiut dhe Mushkolajt për çështjen e largimit të barrikadave në veri.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është duke iu referuar kriminale njerëzve që nuk ka ndonjë vendim nga gjykata për këtë çështje.

Sipas Mushkolës, ministrja e Drejtësisë duhet të jetë shumë e ma e kujdesshme në deklarimet e saj.

“Unë po e kuptojë qëllimin që ka Albulena Haxhiu është duke tentuar ta bëjë dallimin në mes të njerëzve tyë cilët i kanë vendosur barrikada edhe njerëzit që kanë qëndruar të barrikadat. Me fal unë nuk e pranoj një dallim të tillë sepse edhe deklarata e përbashkët e lëshuar nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian flet për garanci”, ka theksuar Mushkolaj.

“Nëse nuk është kështu atëherë Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të dalë edhe të thotë SHBA-ja dhe BE-ja po gënjen, nuk ka kurrfarë garancie”, ka deklaruar Mushkolaj.

Për analistin Mushkola SHBA-ja dhe BE-ja nuk do ta bënë kurrë një gafë të tillë.

Ndërkohë ministrja Haxhiu tha se deklarata përbashkët ndërmjet SHBA-së dhe BE-së duhet ët kuptohen ne formën e duhur, pasi sipas saj qeveria nuk ka lista të emrave të përveqeveria nuk ka lista të cilët duhet të arrestohen.

“Kjo është punë e Prokurorisë edhe Policës edhe jo Qeverisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa Mushkola i ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ i kishte vizatuar se kush janë njerëz”

Sipas Mushkolës, Kurti kishte thënë se ” këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac e me mjekra që e imtojnë Drazha Mihlloviçin”

Më tej, Mushkola ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë që barrikada nuk janë larguar vetvetiu.

Ndërsa Haxhiu ka thënë se “për largimin e barrikadave nuk ka pasur as një garancion nga Qeveria e Kosovës”.

“Pse i hoqën serbët barrikadat” e ka pyetur Mushkolaj ministren e Drejtësisë.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke i thënë “shko pyeti serbët ose besoj kryeministrit të Kurti që s’ka pasur garancione”.

Mushola ka thënë se deklarata e Albin Kurti është skandaloze kur ka thënë se ‘Serbët vetë i kanë vendosur vetë i kanë larguar” sipas tij kjo deklarata tregon që nuk ka kurrfarë kontrolle në veri të Kosovës pasi “serbët kur dëshirojnë vendosin barrikada kur të dëshirojnë i largojnë, plagosin Policë të Kosovës”.

Haxhiu i është kundërpërgjigjur duke i thënë “t’i po me thua që këta persona të mos i quaja kriminel ata që plagosin pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!