Hashani delegat i EHF-së në Kroaci, Beqiri në Rumani

Federata e Hendbollit e Kosovës është prezantuar edhe në fundjavë me anëtarët e saj në kupat evropiane.

Delegati i EHF-së, Fahredin Hashani, ishte i deleguar në Kroaci, në ndeshjen mes Poreçit dhe Krkas sllovene. Ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë e fitoi Krka me rezultat 23:21. Gjyqtarët e ndeshjes ishin nga Maqedonia e Veriut.

Delegati tjetër i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, ishte në Turda të Rumanisë. Në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë u takuan Potaissa Turda dhe Olympiacosi. Fitore shënoi skuadra greke, 32:27. Në ekipin e zyrtarëve të ndeshjes, Beqiri ishte me gjyqtarë nga Kroacia.

Delegimi i rregullt i gjyqtarëve dhe delegatëve nga Kosova në ndeshjet evropiane është dëshmi se ata po e kryejnë punën me sukses të plotë.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker