Hasani: Mbështetje krijimit të ekipit për Ukrainën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mirëpriti sot kolegun e tij, Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella, dhe delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

MEPJ njoftoi se ministri Hasani theksoi rolin plotësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në lehtësimin e dialogut ndërparlamentar për të çuar përpara objektivat e OSBE-së për sigurinë gjithëpërfshirëse.

“Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e Asamblesë Parlamentare për të krijuar një Ekip Mbështetës Parlamentar për Ukrainën në mbrojtje të parimeve të Helsinkit përballë agresionit flagrant të Rusisë”, u shpreh Hasani.

Gjatë takimit me delegacionin e AP-së të OSBE-së, ministri Hasani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë në mbështetjen e parlamentarëve të rinj për të luajtur një rol të veçantë në politikëbërje

“OSBE mbetet një partner i besueshëm dhe themelor për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>