”Hartimi i listës së kandidatëve për deputet”, Krasniqi: Unë nuk jam diktator

(Lajm i përditësuar)

”Hartimi e listës së kandidatëve për deputet”, Krasniqi: Unë nuk jam diktator
Duke folur për hartimin e listës së kandidatëve për deputët në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se ai nuk është ”diktator”.
”Memli Krasniqi nuk është diktator, lidershqipi jem është gjiithëpërfshirës, përgaditja e listave bëhet nga kryesia e partisë me propozimet që vin nga njerëzit tjerë”, teksa ka shtuar se dotë jetë lista më e mira apsolutisht nga secial parti tjetër. Ai gjithashtu ka shtuar se në listën e kandidatëve për deputetë në PDK-ja do të ketë profile të ndryshme, duke përfshirë edhe nga diaspora.

Krasniqi: PDK-ja do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se Draft statuti i Asociacionit  aktual është jashtë Kushtetutës së Kosovës.
Krasniqi tutje ka thënë se PDK-ja ne programin e asaj qeverisë do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin.
”Une e di që është e pamjaftueshme por jam i bindur 99% se është shume e arritshme me u diskutu ajo çështje, unë e njohë Lajçakun ndoshta sjam taku me të sa është takuar Bislimi e Kurti,  krejt ndryshe ka mujt me shku procesi ne kemi mujt me shkru draftin vetë, ne do e ofrojmë alternativën tonë edhe për Asociacion”, tha Krasniqi.

Dialogu Kosovë-Serbi, Krasniqi: Këtë tren të humbur duhet me ja faturu kësaj qeverie

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në ”Click” të RTV21 ka thënë se procesi i dialogut Kosovës-Serbi gjatë kësaj qeverie ka pasur shumë probleme për shkak të shkëputjes së temave.
”Problemet që i ka sjell kjo qeveri në dialog është shkëputja që nuk janë marrë me një temë, këtë tren të humbur duhet me ja faturu kësaj qeverie”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, marrëveshja dhe procesi i dialogut me Serbinë, me Bedri Hamzën kryeminsitër do të ketë një qasje të re.
”Nje qasje e re me dialogun me një mirëkuptim me një spjegim me një bindje që e kemi pernime se dëshirojmë të kryejme punë”, tha Krasniqi, teka ka shtuar se gjithçka do bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët pasi siç tha i ”SHBA-të dhe BE-ja na njohin neve”.
Krasniqi tutje ka shtuse se ka apetit nga ndërkombëtarët për me i dhanë fund dialogut.

Krasniqi: Dy muaj propagandë, krejt vera Kurtit i ka shku tu thonë po e hapi urën s’pe hapi urën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se gjatë dy muajve, Kryeminstri Albin Kurti ka mashtruar qytetarët p hapjen e urës mbi lumin Iber.

”Krejt vera Kurtit i ka shku tu thonë po e hapi urën s’pe hapi urën, po shkojmë me u la në Ujman”, tha Krasniqi/

Ai tutje ka thënë se kanë qenë më shumë se dy muaj propagandë rreth hapjes së urës mbi lumin e Ibrit. Lidhur me këto akuza, Krasniqi e ka quajtur Kurtin ”mashtrues”.


Krasniqi: Kurti asnjëherë nuk u ballafaqua me ne në debat përveç në kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se ka thënë se Kryeminsitri Albin Kurti në disa raste iu është përgjigjur ftesës për debat me të, por që debat me të kanë zhvilluar vetëm në Kuvend.

”Kisha pas dëshirë me pas debat me Kurtin çdo ditë, asnjëherë nuk u ballafaqu përveç në kuvend. Sa herë që ka qenë e nevojshme une vetë nja 5 herë e kam ftuar në disa është përgjigjur në disa nuk është përgjigjur”, tha Krasniqi.


Krasniqi i bindur se Hamza do të jetë kryeministër, ”PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti”

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshm i Kosovës.

”Bindja ime e plotë dhe apsolute është se kryeminsitër i ardhshëm është Bedri Hamza, PDK-ja është në garë për vendin e parë”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu ka shtuar se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për askndë.

”PDK nuk ka thënë asnjëherë se do ketë vija të kuqe për partitë”, tha Krasniqi teksa shtoi në veçanti se ”a e preferojë VV-në aspak jo”


Krasniqi: Kurtin kanë me rrëzu ata që e sollën në pushtet, qytetarët

Në ”Click” të RTV21 kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se kryeministrin, Albin Kurtin mund ta rrëzojnë qytetarët, ata që e sollën në pushtet.

”Kurtin nuk mundet me rrëzu askush përveç qytetarëve te vendit tone, sepse ata e kane sjelle ne pushtet dhe ata do e heqin nga pushteti, ne po punojme tju qëndrojmë afër qytetarëve, Kurti i ka ndrru fjalët, i ka ndrru qendrimet”, tha Krasniqi


Krasniqi kritika për qeverinë: E kanë shkel kushtetutën disa herë, qerpiku nuk ju trembet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që pagat e sektorit publik të dalin me vonesa.

”A kanë dale pagat në mënyrë legale apo ilegale, me rendësi qytetarë i kanë marrë pagat, sepse ligji që e ka miratuar kjo qeveri e shtron këtë dilemë sepse neni përkatës nuk e lejonë një pozicion të udhëqehur nga një ushtrues detyre më shume se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin e thesarit për 2 orë”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se kjo qeveri e ka ”shkel kushtetutën disa herë, qerrpiku nuk ju trembet”.


Krasniqi: S’ka investime të huaja në Kosovë të vetmet invesitime janë nga diaspora

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur më pak investime të huaja.

Sipas tij, të vetmet investime të huaja janë nga bashkatdhetarët tanë.

”Bizneseve private do ia heqim lakun nga fyti. Problemi esencial është se kemi një parti politike e lider, që esencalisht në bindje të veta është  antikaptialst që është mosbesuse ndaj sektorit privat që nuk mendon se ndermarsia private i jep zhvillim ekonomik vendit”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se ”s’ka investime të huaja në Kosovë të vetemet invesitime janë diaspora investime kur s’kanë qenë më të vogla”.


 

Krasniqi: E turpshme me ju thonë qytetarëve ju kemi rrit pagat për 6 euro

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria Kurti nuk dinë me i rrit pagat, dhe sipas tij është e turpshme me ju thonë qytetarëve që pagat janë rritur për 6 euro.

”Hamza ka qene dy herë që ka rritur pagat në kuptimin substancial, kjo qeveri mund të thotë që ka rrit pagat siç u tha për 6 euro para disa javesh e turpshme me ju thone qytetrave ju kemi rritur pagën për 6 euro kur ne kemi pasur një infalcion në shporten e konsumit bazë” tha Krasniqi.


Krasniqi: Mandati i kësaj qeverie një mundësi e humbur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se mandati i qeverisë Kurti ka qenë  një mundësi e humbur, pasi që s’ka trajtuar tema që preokupojnë familjen.

”Ka qenë një mandat i fuqishem, një mundësi e humbur, ka pasur mundësi që të ketë një qasje dhe qeveri transoformative në Kosovë, por qytetaret për këto 4 vite kanë pasur tema që nuk janë tema për tryezat familjare pasi që shumica e temave kanë qenë, dialogu, ndërkombëtarët, siguria asnjë herë s’kanë qenë tema që na preokuptojnë”, tha Krasnqi.


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja me nominimin e Bedri Hamzës për e  për postin e kreyministrit ka bërë zgjidhjen e duhur.

”PDK-ja ka kërkuar që të ketë zgjedhje të parakohshme sepse kemi konsideruar se vendi është në një drejtim të gabuar dhe çdo ditë në këtë qeverisje, është ditë e humbur për qytetarët tanë”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK, teksa ka shtuar se është kandidaturë ndryshe nga ato që janë në skenën politike.

”Bedri Hamza është nominuar nga unë, ka marrë mbeshtetjen  e të gjithëve, mbështetjen time dhe është kandidati më i duhur dhe i përgaditur për kontesktisn aktual në të cilin gjendet vendi jonë. Qyetarët janë hequr nga fotogrfia e pergjithshme e vendimarrjes dhe diskutimit, Hamza është kanditait i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker