Haradinaj uron Shqipërinë: Zemra na rreh si një, lidhja është e përjetshme

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, uroi Shqipërinë për zgjedhjet e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës që nga celulat e para të çlirimit dhe vazhdon të jetë udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët.

“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut, e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta është e përjetshme,” shkroi ai.

“Duke ju uruar sukses në këtë mandat, ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese, e po ashtu të konsolidojë e avancojë interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë,” shtoi ai.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker