Haradinaj: Unë s’bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, ai ka dhënë para për ta shkarkuar Lulzim Hetemin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritikat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke thënë se po i bën pasoja Kosovës.

Haradinaj, i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, mes tjerash ka thënë se është munduar që i t’i çoj përpara disa nisma.

“E kam përkrahur planin franko-gjerman me hy në NATO, e kam përkrahur Kurtin, shumë më kanë thënë pse po e përkrah Kurtin dhe këtë qeveri. Ky njeri nuk i dëshiron  këto suksese, unë jam munduar ta çoj në sukses”.

“Ky njeri në një mënyrë apo tjetër po e zbaton një agjendë, për fat të keq që është pasojë për Kosovën, po i bën pasoja Kosovës, vendit të vet, qytetarëve, duke mos i dhënë propozim Amerikës, pyetja është se me kë je, amerikanit s’po i jep propozime, me kë je atëherë që pranon propozimin që na ka dhënë”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se mocion për rrëzimin e tij po, por marrëveshje me Kurtin për të shkuar në zgjedhje nuk bën.

“Në momentin e parë që kryetari i Qeverisë i bën thirrje forcave të tjera politike për marrëveshje për zgjedhje, unë mendoj që kjo detyrë është e presidentes, marrëveshja pra. Unë nuk bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, mocion po, për ta rrëzuar Kurtin po, kurdo që mbërrijmë, sot, nesër, por marrëveshje me të për të shkuar në zgjedhje nuk bëj”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se nuk ka pasur qeveri më të korruptuar në historinë e Kosovës, se kjo qeveri.

“Fenomeni i kontratave njëburimore është turp i pashlyeshëm, kurrë s’do t’i shlyhet kësaj qeverie ky turp, përjetësisht do t’i mbetet në derë, për shkak se nëse janë 240 milionë të dhëna kështu, minimum janë 120 milionë të vjedhura. Unë nuk e di që ka pasur qeveri më të korruptuar në historinë e Kosovës, se kjo qeveri”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti, ka dhënë para për ta shkarkuar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

“A ky është sovraniteti, ky është ligji a? Me dhënë pare të Kosovës, që të bëhet peticion për ta shkarkuar Lulzim Hetemin”, u shpreh ai.

“Për herë të parë është ka ndodh peticion, peticioni si e drejtë i është dhënë vetëm serbëve në veri, s’ka pas të drejt peticioni dikush në Kosovë përveç serbëve të veriut. Paret për këtë peticion i paguan Kosova, Albin Kurti e ka nënshkruar, i jep buxhet KQZ-së për këtë”, shtoi Haradinaj.

“Me ndihmën e serbëve të veriut është ka e rrëzon vëllain e dëshmores prej kryetarit”, tha gjithashtu i pari i AKK-së.

Lajmet Haradinaj: Unë s’bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, ai ka dhënë para për ta shkarkuar Lulzim Hetemin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>