Haradinaj thotë se LVV-ja i bashkoi votat me Listën Serbe kundër kategorive të luftës

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit kategoritë e dala nga lufta “janë poshtëruar”.

Ai thotë se Vetëvendosje nuk hezitoi që të “bashkojë votat” me Listën Srpska për të mos i përfshirë këto kategori në Ligjin e Pagave.

Duke aluduar në një bisedë të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiqin, Haradinaj tha se nëse kjo ka ndodhur në fshehtësi prej Kurtit atëherë le t’i rrisë tash pagat e këtyre kategorive.

“Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe. Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrisë sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka”.

Haradinaj thotë se kjo megjithatë s’mund të ndodhë meqë, sipas tij, është vetë Kurti prapa “marrëveshjeve”.

“Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodhë, sepse është vetë Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”.

Lajmet Haradinaj thotë se LVV-ja i bashkoi votat me Listën Serbe kundër kategorive të luftës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>