Haradinaj takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, flasin për kontratat e reja të punës të mësimdhënësve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, në krye me Rrahman Jasharajn.

Haradinaj ka njoftuar për këtë takim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se ka pranuar shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve. Ai e ka quajtur këtë goditje të radhës për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor para universitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve. Fatkeqësisht kjo qeveri që prej fillimit të saj nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve. Me qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në takim të përbashkët me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kryetarin Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, pranova shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve, një goditje e radhës për ta nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor para universitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve.

Fatkeqësisht kjo qeveri që prej fillimit të saj nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve. Me qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre.

Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e Sindikatës në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi punuar në vazhdimësi, që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm.

Lajmet Haradinaj takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, flasin për kontratat e reja të punës të mësimdhënësve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>