Haradinaj takohet me Begajn në Pukë, flasin edhe për zhvillimet politike

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO është e paalternativë.

“Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, është shprehur Haradinaj.

Ai bashkë me Begajn ka bërë edhe simbolin kombëtar me duar.

Lajmet Haradinaj takohet me Begajn në Pukë, flasin edhe për zhvillimet politike >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>