Haradinaj: Takimet bilaterale duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas një muaji nga arrestimi i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi.
Ai e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se takimet bilaterale duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiu, i cili sipas tij është kidnapuar nga shtei serb dhe nga Vuçiq.
“Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e 1 muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit. Takimet bilaterale duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të qytetarit tonë, i cili është kidnapuar nga shteti serb, më saktësisht nga Vuçiq. Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër”, ka shkruar ai.
Haradinaj në fund i ka bërë apel ushtarëve të UÇK-së të evitojnë udhëtimin përmes Serbinë. /Rahoveci INFO