Haradinaj: Qeveria anti-shtet duhet të ndalet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euro-atlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën, është i pandryshueshëm, pavarësisht kush mund të jetë në qeveri sot apo nesër.

Haradinaj në mbledhjen e kryesisë së partisë të mbajtur sot në Pejë, ka thënë se orientimi që ka marrë udhëheqja politike, po i rrezikon krejt të arriturat e deritashme të Kosovës. 

“Kosova sot është në udhëkryq, është në një fazë vendimtare politike. Orientimi që ka marrë udhëheqja politike, po i rrezikon krejt të arriturat e deritashme të Kosovës. Sot jemi në prag të humbjes së mbështetjes së partnerëve strategjikë, posaçërisht të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, që mund të ketë pasoja katastrofike për vendin.

Në një situatë të tillë, është obligim yni forcimi i alternativës politike që i jep fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se koalicioni po rritet dhe do t’i ipet fund logjikës antikombëtare qeverisëse.

“Sot Kryesia e Aleancës, në qytetin ku edhe është krijuar, në Pejë, me histori mijëra vjeçare e kurrë e nënshtruar, por gjithmonë në ballë, sikundër edhe në luftën e fundit të luftës për liri e për Atdhe, e fillon ciklin e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit, i cili tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën Social-Demokrate, Klubin e Intelektualëve E-30 dhe me Listën Konservatore. Ky bashkim politik do të rritet dhe nuk do të ndalemi deri sa ta krijojmë masën kritike që i jep fund kësaj logjike antikombëtare qeverisëse dhe aspak nuk është e rastësishme, pse nga Peja”, është shprehur Haradinaj. 

I pari i AAK-së ka thënë se janë të vendosur që Kosovën ta përshtatin për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s. 

“Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euro-atlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën, është i pandryshueshëm, pavarësisht kush mund të jetë në qeveri sot apo nesër. Dhe për të ndodhur kjo, para nesh dalin disa detyra urgjente. E para ta rikthejmë dinjitetin e njeriut që po shkilet pamëshirshëm nga kjo kastë qeverisëse, demokracinë në vend, ta ndalim trendin shqetësues të emigrimit dhe Kosovën ta përshtatim për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajmet Haradinaj: Qeveria anti-shtet duhet të ndalet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>