Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier, i dhuron atij një mirënjohje

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jefrrey Hovenier.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur falënderimet e tij ndaj ambasadorit Hovenier. Tutje kreu i AAK-së i ka ndarë ambasadorit amerikan mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

“I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier. Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik. Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend. Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, Ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker