Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut për takim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar propozimin e kreut të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikut për takim.
Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media të martën tha se kanë qëndrimin e njëjtë kundër koalicionit qeverisës me LVV-në.
“Mund të them se z.Haradinaj sapo më shkroi, e pranoi një ide të tillë. Por, duhet ta pyesni atë, unë po flas për idenë e propozuar nga unë si kryetar i LDK-së”, është shprehur ai.
Pas ftesës së tretë të Kurtit për koalicion qeverisës, ai përmendi nevojën e formimit të një qeverie tranzicionale, mirëpo shtoi se aty duhet të jenë emra unifikues.
Ndërsa këtë ide, Abdixhiku tha se ia ka prezantuar edhe liderëve të tjerë partiak në Kosovë. /Rahoveci INFO