Haradinaj pas takimit me Escobarin: I kërkova të ngritët niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-ShBA

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook të mërkurën pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar ndodhet në Kosovë dhe u takua me liderët e opozitës.

E sipas Haradinajt, ky takim vjen në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Ai ka thënë se i ka kërkuar Escobarit që të të ngritët niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-ShBA.

”Ishte kënaqësi të takohemi sonte me emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë.  Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”.

“Kërkova të ngritët niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmet Haradinaj pas takimit me Escobarin: I kërkova të ngritët niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-ShBA >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>