Haradinaj: Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e busteve të heronjëve Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se shtëpia e Sale dhe Hamit Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të UÇK-së.

“Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori. Shembulli i qëndresës heroike të Baces Shaban, Ademit e Hamzës, nuk ishte i vetëm. Shtëpia e Hamit e Sale Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e lirisë, gjetën aty ngrohtësinë, por edhe frymëzimin për të vazhduar në rrugën e lavdisë”, ka thënë Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori. Shembulli i qëndresës heroike të Baces Shaban, Ademit e Hamzës, nuk ishte i vetëm. Shtëpia e Hamit e Sale Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e lirisë, gjetën aty ngrohtësinë, por edhe frymëzimin për të vazhduar në rrugën e lavdisë.

Në kohën kur nëna Sale dhe baci Hamit, ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë, ata hynë në faqet e historisë sonë kombëtare, për të mbetur aty, si yje ndriçues për brezat që vijnë.

Pikërisht në vendin ku ata i falën jetën e tyre Atdheut, sot zbuluam bustet e tyre, që simbolizojnë sakrificën shekullore të familjeve shqiptare për liri e bashkim.

Nëna Sale e baci Hamit, ju faleminderit për shërbimin!

Lajmet Haradinaj: Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>