Haradinaj: Mirënjohës përjetë Amerikës për secilën etapë të historisë sonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar kryetarin e Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan, George Latimer.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve.

“Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë. Në bashkëbisedim me z. Latimer, si gjithnjë argumetova për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës NATO”, ka thënë Haradinaj.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker