Haradinaj – ministrit çek: Heqja e sanksioneve nga BE, nevojë urgjente për zhvillim ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák.

“Takova Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, z. Martin Dvořák, me të cilin bisedova për zhvillimet politike në të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni. E falënderova për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë vendit tonë në shtet-ndërtim dhe vazhdon ta japë në proceset në të cilat ndodhemi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga ministri dhe nga shteti i Çekisë përkrahjen për integrim evropian të Kosovës dhe për anëtarësim në NATO.

“Gjithashtu, kërkova nga z. Dvořák përkrahjen e tij dhe te shtetit çek në aspiratën tonë për integrim evropian e veçmas në synimin tonë për anëtarësimin në NATO. Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend”, është shprehur Haradinaj.

Lajmet Haradinaj – ministrit çek: Heqja e sanksioneve nga BE, nevojë urgjente për zhvillim ekonomik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>