Haradinaj merr pjesë me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“U bashkova sot në festën e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Në festim të ditëlindjes së Mbretit, me Ambasadorin Jonathan Hargreaves ndamë edhe urimet për thellimin mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj.
Lajmet Haradinaj merr pjesë me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III >> Rahoveci INFO.