Haradinaj mbledh strukturat e partisë dhe partnerët e koalicionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i drejtuar nga ai, ka përmbajtje dhe është i përbërë me njerëz që e duan Kosovën dhe që e orientojnë në kursin e duhur euroatlantik.

Kështu ka thënë Haradinaj në iftarin e shtruar sonte me struktura të AAK-së.

“Sonte sofrën e iftarit e patëm në Prishtinë, me kolegë të strukturave të kryeqytetit, asambleistë dhe drejtorë komunal si dhe partnerët nga NISMA, Klubi Konservator dhe Forumi Intelektual E-30.  Bashkimi ynë ka përmbajtje, me njerëz që e duan Kosovën dhe dijnë ta orientojnë në kursin e duhur euroatlantik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se me partnerët i bashkon dashuria për vendin.

“Vlerat e përbashkëta dhe dashuria për vendin na kanë bashkuar për të ndërtuar alternativen tonë më të mirë politike për qytetarët e vendit tonë”, është shprehur Haradinaj.

Lajmet Haradinaj mbledh strukturat e partisë dhe partnerët e koalicionit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>