Haradinaj kërkesë Shqipërisë: Na ndihmoni të anëtarësohemi direkt në NATO

Lider i AAK-së Ramush Haradinaj, takimin e sotëm të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, e quajti takim mes vëllezërve dhe motrave.

“Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë. Për herë të parë në 20 vjet është sulmuar një pjesë e vendit nga grupe terroriste e të armatosura me arsenal ushtarak. Hapat e gabuar e të pakoordinuar të qeverisë së Kosovës, të kryeministrit të Kosovës, me partnerët strategjikë, posaçërisht të ShBA-së, për integrimin e serbëve të veriut, kanë bërë që Serbia nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare të shihet si viktimë, e Kosova, të them më së buti, e papërgjegjshme dhe shtet joserioz. Si pasojë, jemi nën sanksione të BE-së dhe ShBA-së. Pra, Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij”, tha kreu i AAK-së, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Unë mendoj se çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me agjendën e Serbisë dhe të Rusisë. Dora e tij përçarëse ka depërtuar edhe te bashkëkombësit tanë në Maqedoni e Preshevë. Bile, e bëri një përpjekje edhe në Shqipëri, por ju nuk e lejuat”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj deklaroi se Shqipëria ka bërë kujdes që nuk është përzier në fushatat e brendshme zgjedhore të Kosovës, dhe tha se këtë respekt të ndërsjellë do ta vazhdojë edhe Kosova.

“Por, kërkojmë ndihmën e Shqipërisë për diçka që është jetike për Kosovën, për sigurinë tonë të përjetshme, ndihmën për anëtarësimin direkt në NATO”, tha kryetari i AAK-së.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker