Haradinaj i reagon Kurtit: Mos mashtro, ASK të ka tregu që mbi 211 mijë qytetarë e kanë braktisë Kosovën sa ti ke qeverisë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po mashtron me shifrat për zhvillim ekonomik dhe punësim, referuar deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sot ka pasur rritje të buxhetit të shtetit dhe tha se kjo është përkthyer në punësim të shtuar.
Haradinaj ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti se meqë ka rritje të buxhetit për 35 përqind, pse s’po i rrit pagat e pensionet për 25 përqind. Sipas tij, një rritje e tillë mund të bëhet pa asnjë problem qysh sot.
Ai i ka përmendur Kurtit edhe shifrat e emigrimit gjatë mandatit qeverisës.
“Agjencioni i Statistikave që është pjesë e zyrës së Kryeminstrit të ka tregu që 211, 749 qytetarë e kanë braktisë Kosovën për 4 vite sa ti ke qeverisë. Nëse flet me të rinj, shumë prej tyre janë duke aplikuar dhe duke u përpjekur që të ikin dikah. Nuk ke asnjë ide asnjë koncept me ndihmu vendin përveç populizmit, fjalëve të bukura dhe veprimeve boshe. Mos abuzo me statistika e mos mashtro. Kërkah s’është drejtimi që i ke dhënë Kosovës. Me trendet që i ke nuk besoj që të duhet fitorja në zgjedhje. Nuk përfiton Kosova e jam i sigurt që as ti, sepse “zullumi këputet për së trashi” thotë populli”, ka shkruar Haradinaj.
Lajmet Haradinaj i reagon Kurtit: Mos mashtro, ASK të ka tregu që mbi 211 mijë qytetarë e kanë braktisë Kosovën sa ti ke qeverisë >> Rahoveci INFO.