Haradinaj: I kam thënë Kurtit ‘dil prej qorrsokakut në Veri se po ia kan nanën vetes e vendit’

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte në emisionin “Pressing” të T7, ka treguar për disa fjalë që ia ka thënë kryeministrit Kurti në një takim.

Ai tha se ka pasur sinqeritet në shumë kritika e cilësime që ia ka bërë Kurtit.

“Unë po i tregoj që po të shihet mashtrimi, s’është kah të bënë punë. Tregoju njerëzve sinqert që gjendja është ndryshe… I kam thënë Kurtit në zyrë të vet ‘dil prej këtij qorrsokaku që je ka hyn në Veri, se po ia kan nanën vetit po edhe vendit’. Pse ia kam thanë , se mu mdhem veni, nuk e kom problem një Albin Kurt”, tha ai.

Kryetari i AAK-së nuk tregoi se si reagoi Kurti pas këtyre fjalëve.

Më pas ai tregoi edhe për takimin e fundit që ka pasur me Kurtin, ku kanë folur për situatën në Veri.

Haradinaj tha se e ka pyetur Kurtin se “ku e ke hallin që nuk po e pranon propozimin amerikan?”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!