Haradinaj dhe Hovenier shijojnë tingujt e muzikës jazz

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbrëmjen muzikore me ftesë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sonte, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, me ftesë të ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, kalova momente të shkëlqyeshme nën tingujt e jazz artistit të njohur amerikan, Matthew Whitaker”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sonte, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, me ftesë të ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, kalova momente të shkëlqyeshme nën tingujt e jazz artistit të njohur amerikan, Matthew Whitaker.

Një mbrëmje që solli jo vetëm muzikë të mrekullueshme, por edhe një rast për të përcjellë dhe vlerësuar frymën e bashkëpunimit kulturor dhe diplomatik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmet Haradinaj dhe Hovenier shijojnë tingujt e muzikës jazz >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>