Haradinaj dekoron Medën me këtë medalje!
![haradinaj-dekoron-meden-me-kete-medalje!](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2024/09/115837-haradinaj-dekoron-meden-me-kete-medalje.png)
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me medalje këngëtarin kosovar Mehedin Përgjegjaj-Meda.
Haradinaj në një postim ka thënë se Meda, me zërin e tij të jashtëzakonshëm është bërë pjesë pothuaj e çdo familjeje shqiptare.
“Meda, me zërin e tij të jashtëzakonshëm është bërë pjesë pothuaj e çdo familjeje shqiptare, por edhe me aktivitetin e tij humanitar dhe kontributin për çështje kombëtare. Pata kënaqësinë që sot ta nderoj me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, shkroi Haradinaj pos tjerash.