Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë sigurinë më të plotë në Ballkan

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë sigurinë më të plotë në Ballkan.

Haradinaj ka uruar Shqipërinë me rastin e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Qeveria Kurti ka dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.

“E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, është shprehur Haradinaj.

Lajmet Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë sigurinë më të plotë në Ballkan >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>