Haradinaj: AAK-së po i bashkohen gra të dëshmuara për të marrë përgjegjësi shtetërore

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat e Aleancës së Gruas. Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për atë se si duhet të fuqizohet ky organ i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se partisë së tij po i bashkohen gra të dëshmuara dhe të afta për të marrë përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore.

“Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbeten të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, haradinaj ka thënë se “bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për qytetarët e saj. Kemi dëshmuar se mundemi!”.

Lajmet Haradinaj: AAK-së po i bashkohen gra të dëshmuara për të marrë përgjegjësi shtetërore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>