Hapja e bazës në Kuçovë / Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se hapja e bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Ajo në llogarinë e saj në X ka shkruar se ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.

“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkruan Osmani.

Në Kuçovë të Shqipërisë sot do të hapet zyrtarisht baza e re ajrore e Aleancës Veri-Atlantike.

Me këtë rast edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar momente nga montimi i dronëve “Bayraktar”.

Lajmet Hapja e bazës në Kuçovë / Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>